Deçani njofto se nga sot, Mensur Duraku “Mensi” është pjesë e KF Deçanit.

Mensi të klubi vjen nga Liga e Parë e Kosovës, respektivisht nga KF Rilindja 1974.

“Mensi, është një nga lojtarët më të mirë që ka pasur Kosova pas lufte, cili në të kaluaren ka djersitur fanelën e Fc Besa – Pejë, Kf Dukagjini – Klinë, klube me renome të rajonit, ish reprezentues i Kosovës dhe tani së fundi në Kf Rilindja 1974 – Pejë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Mensi, në KF Deçan vjen me përvojë të jashtëzakonshme, me energji e vullnet për ta ndihmuar klubin e qytetit drejt objektivave “Për Deçanin Kampion” dhe kalimin në Ligen e Dytë të Kosovës.

“Të dashur sportdashës deçanas, ju falënderojmë që çdo here jeni pranë neve, njëkohësisht ju zotohemi se KF Deçani nuk do të ndalet, por me punë e angazhim do të vazhdojë drejtë realizimit të objektivave”, thuhet tutje në njoftim të klubit.