Golden Eagle Ylli ka mposhtur Vëllaznimin në xhiron e 19-të të Prince Caffe Superligës.

Rezultati përfundimtar ka qenë 79:76 (13:24, 17:14, 17:11, 19:17, 13:10).

Në të gjitha periudhat u zhvillua lojë interesante, por në fund Ylli u tregua pak më i vëmendshëm se kuqezinjtë dhe fitoi 79:76.

Bashir Ahmed shënoi 19 pikë për vendasit, ndërsa Henrik Sirko shtoi 16 për vendasit, kurse për mysafirët më i miri ishte Damonte Dodd me 14 pikë e 24 kërcime.