Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka uruar Kombëtaren e Kosovës U19 në futsall pas kualifikimit në fazën ‘Main Round’, shkruan GazetaGoli.com.

‘Dardanët’ e rinj këtë sukses e arritën pas barazimit 3:3 me Gjermaninë dhe fitores së sotme 6:3 kundër Maqedonisë së Veriut në Shkup.
I pari i futbollit tonë, përmes llogarisë së tij në Facebook, ka përgëzuar stafin e Kombëtares U19 për punën e bërë brenda një periudhe të shkurtër dhe paraqitjen e shkëlqyeshme në këtë fazë kualifikuese.
Ky është postimi i Ademit:
Kombëtarja e Kosovës U19 në futsall, e përbërë kryesisht me lojtarë të futbollit, pati paraqitje të shkëlqyeshme në fazën preliminare për Kampionatin Evropian 2023.
Dardanët tanë me plotë meritë u kualifikuan në fazën ‘Main Round’, pas barazimit 3:3 me Gjermaninë dhe fitores së sotme 6:3 kundër Maqedonisë së Veriut në Shkup.
Me këtë rast, dua të përgëzoj lojtarët dhe stafin e Kombëtares U19 për punën e bërë brenda një periudhe të shkurtër dhe paraqitjen e shkëlqyeshme në këtë fazë kualifikuese.
Së bashku do të punojmë që në të ardhmen futsalli të zhvillohet edhe tek gjeneratat e reja.
Urime dhe suksese në fazën e ardhshme!
Forca Dardanë!
Përpara Kosovë! /goli/