Rafael Nadal u ndal sërish nga një dëmtim, këtë herë në ije dhe në raundin e dytë të Australian Open. Kampioni në fuqi i turneut Australian u mposht nga ana e amerikanit McDonalds, por pasi u dëmtua në fundin e setit të parë provoi të vijonte lojën.

Në fakt, ia doli ta çonte atë deri në fund edhe pse ishte dukshëm në vështirësi. Pas sfidës, 36-vjeçari u shfaq i mërzitur në konferencë ku foli sinqerisht duke theksuar se është një moment shumë i vështirë në karrierën e tij ku ndjehet i dërmuar.

“Ndonjëherë gjithçka bëhet shumë stresuese dhe e vështirë për t’u pranuar. Ndonjëherë, ndihesh maksimalisht i lodhur me këto dëmtimet. Nuk mund ta dal tani dhe të them se jeta është fantastike, apo të them se do të qëndroj pozitiv e se do të luftoj. Tani nuk e bëj dot, nesër është një ditë e re.

Është një moment i vështirë, një ditë e vështirë dhe më duhet ta pranoj e të shoh përpara. Në fund të fundit, nuk mund të ankohem edhe aq shumë për jetën time. Kështu në termat e sportit dhe dëmtimeve janë momente të vështira dhe do të gënjeja nëse do të thoja se nuk jam i shkatërruar mentalisht.

Është e vështirë për mua dhe le të shohim, shpresoj mos të jetë asgjë e rëndë. Vij nga një periudhë e mirë ku stërvitem prej tre javësh ndaj shpresoj që ky dëmtim të mos më lej shumë gjatë jashtë sepse do të jetë e vështirë për t’u rikuperuar sërish. Nuk të bëjë vetëm me rikuperimin. Nuk u tërhoqa sepse jam kampioni në fuqi dhe më pëlqente më shumë një fund i tillë e më duhet të komplimentoj kundërshtarin. Ky është sporti, jep më të mirën deri në fund”, u shpreh Rafa Nadal.