Ne nje emision sportiv, ne njerin nga televizionet tona nacionale, te cilat doren ne zemer kriteret per mysafir iu lejne shume per te deshiruar, pase parasysh profilet e personave qe i ftojne per te komentuar ndeshje, mbrem i ftuar paska qene Baton Haxhiu, gazetar, opinionist e sic po quhet ne zhaegonin e koluareve te niveleve te larta edhe “sekser” jo rralle.

Baton Haxhiu e paska komentuar perveq ndeshjes se futbollit ne kuader te kampionatit boterore, gjithashtu edhe futbollin vendore, ku paska vjelle vrere mbi te parin e Fedetates se Futbolli te Kosove, z. Agim Ademi, madje e paska goditur ne piken e tij me te forte, ne transparence e korrupsion.

Duke e ditur se pergjate gjithe jetes se tij, Batoni ka qendruar afer njerezve qe i kane pase “qelesat e qypit”, pra ka qene afer pushtetareve, e sot eshte nder gazetaret me te pasur ne Kosove, madje, çuditerisht, si gazetar, jo rralle “perzihet” neper tryeza te vendimmarrjes, ani pse thote se eshte vetem gazetar.

Ne nje emision televiziv, kohe me pare, kur po trumbetohej se Kosova po rreshqet qarçeve ruse, ish-kryeministri i atehershem i Republikes se Kosoves, live ne televizion i kishte thene Baton Haxhiut se ka dyshime ne veprimtarine e tije dhe prezenca e tije neper takime ku ska vend per gazetare por vetem per lider te vendeve, e ben ate te dyshimt, kishte thene z. Haradinaj per z. Haxhiu.

Po le ta leme kete pjese anash, pasi qe duke qene vetem spekulime, nuk duam te merremi me to.

Le te kthemi pak te ajo se si z. Haxhiu e akuzon z. Ademi, te parin e FFK-se per korrupcion kur nuk e ka as edhe nje fakt?

  1. Haxhiu eshte atakuar me se shumti nga akuzat pa fakte, si ka mundsi qe sot ai vete ka guxim ta akuzoje dike per korrupcion pa fakte?
  2. Haxhiu i ka mbrojte nder vite shefat e tije duke u thirre ne voten e lire dhe legjitimitetin e personave qe dalin nga vota e lire, si ka guxim ai sot ta akuzoje komplet KE si frikacak qe po e durojne z. Ademi?

Ekziston nje dhe vetem nje e vertete, z. Ademi nuk ka asnje afere korruptive.

Presidenti Ademi me vote te lire dhe me vullnet te plote eshte votuar nga mbi 90% e delegateve.

Ne fakt, ekziston edhe nje e vertete tjeter, kjo ndoshta eshte e verteta me e dhimbshme per ata qe sot po e shqyejn “gerrmazin e fytit” duke provuar ta perlyejn z. Ademi, kjo e vertete eshte se iu eshte ndale FISKAJA e rrjedhes nga parate e shtetit ne politike, aty ku kane ladru sikur derrat ne torishte, e tash po provojne me gjete nje vrime me u fut ne futboll, se kane nuhat dicka, por duket se z. Ademi eshte i vendosur dhe nuk ka tolerance. /preshevajone/