Mick Schumacher me shumë gjasë do t’i bashkohet skuadrës së Mercedes.

Piloti gjerman, djali i ikonës së Formula 1, Michael Schumaher, Mick pritet të kalojë te gjiganti gjerman, Mercedes.

Sipas raportimeve të fundit, Mercedes dhe Mick kanë arritur marrëveshje në parim.

Schumacher do ta zëvendësojë të larguarin Nyck De Vries, në rolin e pilotit rezervist, përcjell lajmi.

Njoftimi zyrtar për marrëveshjen pritet të bëhet shumë shpejt.