Dy gjigantët anglezë, janë vendosur pas Denzel Dumfries.

‘Gazzetta dello Sport’, raporton që Chelsea është gati të konkurrojë me Manchester United për të siguruar nënshkrimin e Denzel Dumfries nga Interi.

26 vjeçari ka kontratë deri në vitin 2025 me ‘Nerazzurrët’.

Inter thuhet se ka vendosur një çmim prej 60 milionë eurosh për mbrojtësin holandez, transmeton lajmi.

Mbetet të shihet nëse ai do ndryshojë ambient apo do vazhdojë në Serie A.