Kombëtarja e Brazilit ka marrë fitore edhe përballë Zvicrës.

Kombëtarja ‘Seleçao’ ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Kupës së Botës, pasi mposhti Zvicrën me rezultat minimal, 1:0.

Brazilianët ishin më të mirë gjatë gjithë takimit, por arritën të zhbllokonin sfidën vetëm në 10 minutëshin e fundit.

Një asistim i Vinicius Junior shkoi në rrjetën e Zvicrës, pas një goditjeje të fuqishme të Casemiro.

Goli i Casemiro e çoi Brazilin në kuotën e gjashtë pikëve në grup dhe rrjedhimisht në fazën tjetër të garave, transmeton lajmi.

Zvicra në anën tjetër mbetet me tri pikë dhe duhet të sigurojë pikë edhe ndaj Serbisë në xhiron e fundit, për t’u kualifikuar tutje.