Në basketbollin e Kosovës vjen një tjetër incident.

Peja është sulmuar nga tifozët e Trepçës, ‘Torcidat’, në ndeshjen që po luhej në ‘Minatori’ të Mitrovicës.
E tëra ndodhi pasi tifozët e skuadrës mitrovicase hynë në palestër duke sulmuar basketbollistët e Pejës.
Për këtë arsye ndeshja u ndërpre, me rezultatin 38:52. Pas këtij incidenti ndërhyri policia për ta qetësuar situatën.
Kësisoj për të vazhduar loja duhet të zbrazet një pjesë e tifozëve në palestër.