Zvicra e shqiptarëve ka startuar me fitore në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Helvetët mposhtën Kamerunin, me rezultat 1-0, sot në kuadër të Grupit G.

Pjesa e parë mes këtyre dy kombëtareve, nuk ka dhënë lojë të mirë, dhe më raste të pakta nga të dy skuadrat.

Zvicra e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, mirë e nisi pjesëlojën e dytë pasi në minutën e 48-të gjetën rrugën e golit përmes  Ombolo-s, i cili u asistua nga Shaqiri.

Pas golit të pësuar, Kameruni tentoi që të gjejë golin e barazimit, megjithatë, Zvicra mirë e kontrolloi lojën dhe në fund festoi trepikëshin e parë në këtë Botëror.