Ka startuar dueli ndërmjet Zvicrës dhe Kamerunit, ndeshje kjo që po luhet në kuadër të Grupit G në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Ballafaqimi mes zviceranëve dhe Kamerunit, pritet të prodhojë një ndeshje interesante, derisa kjo sfidë po zgjon kureshtjen e madhe tek futbolldashësit shqiptarë pasi që tek skuadra e Zvicrës do të paraqiten edhe dyshja kosovare Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Sfidën mes Zvicrës dhe Kamerunit mund ta ndiqni drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).