FC Ballkani nuk ka gabuar në duel me Phoenix-i.

Kampioni në fuqi i Kosovës, mundi në udhëtim Phoenix-i, me rezultat 1-3, duke siguruar kalimin në rrethin tjetër të garave të Kupës së Kosovës.

Zarubica (23’), Kuç (64’) dhe Gripshi (87’), shënuan nga një gol për fitoren e skuadrës nga Suhareka.