Izabel Goulart u shfaq më seksi se kurrë dje në Katar në shkallët e stadiumit “Khalifa”, aty ku ishte për të ndjekur ndeshjen mes Gjermanisë dhe Japonisë.

Modelja braziliane, e cila, siç dihet, është bashkëshortja e portierit gjerman, Kevin Trap, nuk mundi që t’u sillte fat “Pancerave”, të cilët u mundën nga japonezët 2-1.

Nëse modelja “ndezi” rrjetet sociale me format e saj, këtë nuk mundi që ta bënte me kombëtaren gjermane, e cila u “fik” në fushë gjatë pjesës së dytë.