Drita dhe Ardian Nuhiu zyrtarisht kanë ndarë rrugët.

Klubi gjilanas në një konferencën për media, ka konfirmuar ‘divorcin’ me trajnerin Nuhiu.

“Menjëherë pas ndeshjes në konsultim me presidentin e klubit, kemi ardhur në përfundim që të ndërprejmë bashkëpunimin mbi katër vjeçar me trajnerin Ardian Nuhiu. E falënderojmë për kontributin për klubin tonë”, tha ndër tjerash drejtori gjeneral i Dritës, Feti Murseli.

Nuhiu ka drejtuar Dritën në katër vitet e fundit, skuadër më të cilin fitojë titullin e kampionit në edicionin 2019/2020.