Ylli i Belgjikës, Kevin De Bruyne, e ka pranuar se skuadra e tij nuk bëri paraqitje të mirë në fitoren kundër Kanadasë.

Belgët mbrëmë mundën Kanadanë (1-0), në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

“Nuk ishte lojë e mirë. Ne nuk bëmë lojë të mirë edhe kur kishim hapësirat”, tha ai.

“Ndeshja e parë në një turne madhor gjithmonë është e veçantë. Por, ne tani e dimë se çfarë mund të ndryshojmë”, theksoi De Buyne.