Portugalia aventurën në Kupën e Botës ‘Katar 2022’ e nis sot ku do të përballet me Ganën.

Portugezët dhe ganezët do të ndeshen në kuadër të Grupit H, sfidë kjo që nis në orën 17:00.

Asi i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, ka thënë se skuadra e tij është e gatshme për Botërorin ‘Katar 2022’. Ai beson se Portugalia mund të shkojë larg në këtë turne të madh të futbollit.

“Ne jemi gati të fillojmë performancën tonë në turneun kryesor në botë. Të gjithë duam që kjo aventurë të jetë e gjatë dhe e suksesshme që të ngremë emrin e vendit tonë dhe flamurin e tij. Ne duam që Portugalia të jetë krenar për ne dhe të jetë e lumtur. Asgjë nuk është e pamundur”, ka thënë Ronaldo.