Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi gjatë qëndrimit në Katar, ku ishte pjesëmarrës në hapjen e Kupës së Botës, ka takuar personalitet të larta të futbollit botëror, shkruan GazetaGoli.com.

Numri një i futbollit tonë, ka takuar presidentin e Federatës së Futbollit të Holandës, Just Spee, ku temë diskutimi ka qenë bashkëpunimi ndërmjet dy federatave.

“Me presidentin e Federatës së Futbollit të Holandës, Just Spee. Diskutuam për bashkëpunim ndërmjet dy federatave në të ardhmen”, ka shkruar presidenti Ademi. /goli