Federata e Xhudos së Kosovës (FXHK) dhe Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK), janë licencuar nga Ministria e Kulturës së Rinis dhe Sporteve.

I pari i sportit të Kosovës, ministri Hajrulla Çeku, sot ka nënshkruar licencat e radhës për federatat sportive, sipas udhëzimit të ri administrativ për licencimin e federatave.

Pas rekomandimit pozitiv të Komisionit për licencim në kuadër të Ministrisë së Sportit, ministri Çeku i ka dorëzuar zyrtarisht licencën për ushtrimin e veprimtarisë kryetarit të  Federatës së Xhudos, Agron Kuka dhe kryetarit të Federatës së Hendbollit, Eugen Saraçini.