Sipërmarrësja e fitnesit, Steph Claire Smith, ka zbuluar në podcastin e saj se si duket jeta e saj seksuale pasi mori pjesë në një sfidë intimiteti 30-ditor me bashkëshortin e saj.

Ajo e nisi sfidën në muajin gusht, duke treguar përshtypjet e para tani, në nëntor.

“A janë bërë gjërat më intime? Kanë kaluar dy muaj dhe intimiteti i përgjithshëm, si përkëdheljet, janë shtuar. Numri i herëve që bëjmë seks në javë është rritur pak ose është njësoj.”

Steph tha se rritja e aktivitetit seksual mes saj dhe bashkëshortit Josh nuk ishte qëllimi i sfidës, por krijimi i momenteve më intime mes tyre.

Biseda më pas u orientua nga statistikat, rreth asaj se sa shpesh njerëzit bënin seks në faza të ndryshme të jetës.

“Ne jemi të lodhur dhe ka periudha “të thata”, por sa herë që jemi intimë, gjithçka tjetër bëhet më mirë”.