Komiteti Olimpik i Kosovës ka fituar çmim për dokumentarin “Kosova e Artë” në Kampionatin Botëror të Filmit Sportivnë edicionin e 40-të të Kampionatit Botëror të Filmit Sportiv në Milano.

“Komiteti Olimpik i Kosovës ka fituar një nga çmimet që janë ndarë në edicionin e 40-të të Kampionatit Botëror të Filmit Sportiv, të organizuar për pesë ditë në Milano të Italisë. KOK-ut iu nda çmimi “Mention D’Honneur” në kategorinë “Shpirti Olimpik”. Dokumentari i dedikohet rrugëtimit të dy kampioneve tona olimpike Tokio 2020, xhudisteve Distria Krasniqi e Nora Gjakova. Çmimin, autorit të dokumentarit, Kushtrim Krasniqi, ia ndau presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Kinemasë Sportive Televizive (FICTS), Franco Ascani. Rreth 300 mysafirë ishin të pranishëm në ceremoni, mes tyre edhe personalitete të larta nga Komiteti Olimpik i Italisë, Ministria e Sportit të Italisë, drejtues të Federatave Ndërkombëtare, medalistë olimpikë, ish futbollistë të mirënjohur, regjisorë, producentë, etj.”, ka njoftuar KOK “Me një video mesazh të pranishmit i përshëndeti edhe presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach. 140 filma (dolumentarë) sportivë nga mbi 100 shtete kishin aplikuar për çmime”.