Ditën e djeshme, boksieri shkodran Nelson Hysa ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm brenda ringut.

Hysa është ndeshur mbrëmjen e djeshme në pallatin e sportit “Ramazan Njala” në qytetin e Durrësit kundër boksierit të famshëm britanik, Danny Williams.

Ndeshja u caktua nga vendimi i gjyqtarëve të sfidës, Ku shkodrani Nelson Hysa fitoi me shifrat 60-54. Kjo është një fitore historike për boksierin shkodran, pasi kundërshtari i tij britanik ka pasur një karrierë magjike, ku madje shënoi emrin e tij në historinë e boksit pasi mposhti legjendën Mike Tyson.