Pas tri ditësh qëndrim në Stamboll, ku duket se ka vendosur paqen me bashkëshortin e saj, Mauro Icardin, Wanda Nara ka fluturuar sërish, këtë herë me destinacion Italinë, e konkretisht vilën e çiftit në Como.

Nga qyteti liqenor lombard, modelja argjentinase ka gjetur kohë të merret edhe me rrjetet sociale, ku ka postuar një sërë fotosh “hot”, duke marrë lumë pëlqimesh nga ndjekësit e shumtë që ka në Instagram.

Nuk munguan as krahasimet, teksa një pjesë e madhe e fansave kanë evidentuar edhe ngjashmërinë e Wandës me Belen Rodriguez, në setin e fundit fotografik.