Nga Fazli BERISHA

Nuk asnjë mëdyshje, se në një Kosovë të trazuar me shumë halle, vuajtje e dëshprim në të gjitha segmentet e jetës, ardhja e njeriut të parë të Shtëpisë se ë futbollit botëror(që llogaritet edhe më e fuqishme se vet OKB-ja), z. Gianni Infantino, jo vetëm për presidentin e FFK-së dhe komunitetin e futbollit në Kosovë, por edhe për vet shtetin e Kosovës, është ditë historike dhe mrekullia vet.

E para tregon e dëshmon se FFK-ja dhe kreu i saj ka punuar tepër shumë, me kujdes, e me zell për kultivimin, ngritjen dhe përparimin e futbollit mbase jo në masën e dëshiruar e synuar, por gjithsesi është bërë punë kolosale për rrethanat e kohës.

E dyta kurrë shteti i Kosovës nuk ka pasur nevojë më shumë për mbështetje nga një person siç është presidenti Infantino, në një Kosovë të katandisur e braktisur nga njohjet botërore.

Infantino erdhi, pa dhe shkoi me mbresa jashtëzakonisht të mira duke premtuar mbështetje të mëtejme për futbollin dhe vet shtetin e Kosovës.

Të faleminderit president Infanitino!