Me dy ndeshje interesante, sot do të përmbyllet java e 33-të në elitën e futbollit kosovar.

Pasditja e sotme ka në program dy ndeshje në kuadër të Superligës së Kosovës.

Në stadiumin e qytetit në Suharekë, kampioni i ri, Ballkani është nikoqir i Malishevës.

Ballkani tashmë e ka siguruar titullin e kampionit, teksa Malisheva synon fitore për t’i ikur zonës së rrezikshme.

Në anën tjetër, Drenica do të jetë nikoqir i Llapit në “Bajram Aliu”. Të dyja ndeshjet nisin nga ora 15:00.