Real Madridi ka arritur të fitojë me përmbysje ndaj Manchester Cityt me rezultat të përgjithshëm 6-5, dhe ka kaluar në finale të Ligës Kampionëve, shkruan Zeri.info.

Ndeshja që u zhvillua në shtëpi të Realit të Madridit përfundoi me rezultat 3-1, mirëpo madrilenët arritën ta përmbysin rezultatin falë tri golave që u realizuan, duke e dërguar ndeshjen në vazhdime.

Golat për “Los Blancos” i shënoi Rodrygo dy herë (90’, 90+2’) dhe Benzema nga pika e bardhë (90+5), kurse për “Qytetarët” realizoi Riyad Mahrez (73’).

Pas kësaj fitore, Reali ka siguruar finalen e Ligës së Kampionëve dhe do të takohet me Liverpoolin në Paris. /Zeri.info