Xhaka thyen heshtjen, flet për të ardhmen e tij

Mesfushori i Arsenal, Granit Xhaka ka folur në një intervistë ku ka komentuar të ardhmen.

Granit Xhaka, ka folur sot në një konferencë shtypi gjatë grumbullimit me Kombëtaren e Zvicrës, ku komentoi zërat që po e lidhin atë me një kalim të mundshëm te Roma.

“Gjithmonë ka zëra sapo hapet tregu i transferimeve, por unë nuk dua të flas për të ardhmen time”, tha ai.

“Unë jam 100 përqind i përqendruar këtu me ekipin kombëtar, çfarë do të ndodhë më pas mbetet të shihet”, përfundoi Xhaka.

28-vjeçari është pjesë e Arsenal që nga transferimi i tij prej 45 milionë euro nga Borussia Monchengladbach në vitin 2016.

Xhaka, këtë sezon zhvilloi 45 paraqitje me  “Topçinjtë” në të gjitha garat, duke realizuar një gol dhe dy asistime