Kupa e Amerikës: Sulmi “zjarr”, Scaloni publikon listën e Argjentinës

Kupa e Amerikës fillon më 13 qershor. Turneu i rëndësishëm i kombëtareve në futbollin amerikano-latin do të zhvillohet në Brazil. Argjentina është një nga ekipet favoritë për suksesin final.

Trajneri i kombëtares albiceleste, Lionel Scaloni ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për këtë turne. Plot 28 lojtarë janë gati për të dhënë gjithçka për kombin e tyre.

Sulmi është reparti më kualitativ. Përveç kapitenit Leo Messi, Scaloni do të bazohet edhe tek aftësitë e Lautaro Martinez, Sergio Agueros apo Angel Di Maria.

Argjentina është rekordmenia e Kupës së Amerikës. Plot 9 herë trofeu i madh ka shkuar në Buenos Aires, teksa triumfi i fundit ka ndodhur në vitin 2011. Skuadra e Scalonit është pjesë e grupit A me kundërshtarë si Kili, Uruguai, Bolivia dhe Paraguai. Takimi i parë do të luhet më 14 qershor ndaj Kilit.

LISTA E KOMBËTARES SË ARGJENTINËS

PORTIERË: Franco Armani (River Plate), Emiliano Martinez (Aston Villa), Agustin Marchesín (Porto), Juan Musso (Udinese).

MBROJTËS: Gonzalo Montiel (River Plate), Nahuel Molina Lucero (Udinese), Cristian Romero (Atalanta), German Pezzella (Fiorentina), Lucas Martinez Quarta (Fiorentina), Nicolas Otamendi (Benfica), Nicolas Tagliafico (Ajax), Marcos Acuna (Sevilla), Lisandro Martinez (Ajax).

MESFUSHORË: Rodrigo De Paul (Udinese), Leandro Paredes (PSG), Exequiel Palacios (Bayer Leverkusen), Giovani Lo Celso (Tottenham), Guido Rodriguez (Betis), Nicolas Domínguez (Bologna), Alejandro Gomez (Sevilla).

SULMUES: Lionel Messi (Barcellona), Lautaro Martinez (Inter), Sergio Aguero (Barcellona), Angel Di Maria (PSG), Angel Correa (At. Madrid), Joaquin Correa (Lazio), Lucas Alario (Bayer Leverkusen), Nicolas Gonzalez (Stuttgart ).