Kosova e mbyll aventurën e miqësoreve me fitore, triumfon ndaj Gambisë

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore në ndeshjen e fundit miqësore të qershorit ndaj Kombëtares së Gambisë.

“Dardanët” arritën të fitojnë në Antali të Turqisë ndaj Gambisë me rezultat minimal 1 – 0, shkruan GazetaGoli.

Ky rezultat është vërtetë befasues duke marrë parasysh se djelmoshat tanë kanë mundur të fitojnë me rezultat të thellë, ngase kanë pasur rastet të shumta, por fatkeqësisht nuk u konkretizuan.

Ishte i inkuadruari Arbër Hoxha që gjeti golin me Kosovën në minutën e 80-të duke shënuar gol fenomenal.

Ndërkohë, Gambia kishte mundësinë e artë të barazonte rezultatin përmes penalltisë, por Halimi në debutim ndali penalltinë e Barroë (83′).

Kësisoj, epilogu përfundimtar mbeti 1 – 0.

Ndërkohë, në katër miqësoret, Kosova ka shënuar tri fitore dhe regjistruar një humbje./goli/