Bellingham mbetet pjesë e Dortmundit

Mefushori, Jude Bellingham do ta vazhdojë kontratën me Borussia Dortmund.

Sipas gazetës ‘Bild’, Jude Bellingham do të mbetet pjesë e Dortmundit, dhe do ta vazhdojë kontratën, transmeton lajmi.net.

Interesim për 17- vjeçarin, kanë shprehur disa skuadra nga Anglia, por duket se Bellingham do të mbetet në Dortmund.

Mesfushori, sezonin e kaluar zhvilloi 46 paraqitje me fanellën e Dortmundit në të gjitha garat, duke realizuar katër gola dhe katër asistime