Sterling prioritet për Barcelonën nëse Dembele largohet

Sulmuesi Ousmane Dembele mund të jetë lojtar i Barcelonës ndoshta vetëm këtë verë, nëse vazhdon ta vonojë rinovimin, me kontratën që i skadon në vitin 2022.

Barcelona është e qartë se nëse nuk rinovon kontratën, sulmuesi do shitet gjatë javëve në vijim.

Në rast që Juventus, PSG ose ndonjë skuadre angleze shpreh interesim për sulmuesin, atëherë blaugranasit mund të arrijnë marrëveshje për 70 milionë euro.

Nga bordi sportiv i Barcelonës sugjerojnë që për të mbështetur Messin, lojtari ideal është Raheem Sterling i Manchester Cityt.

Edhe pse para disa muajve ishte i paprekshëm, anglezi është një ndër lojtarët që do shitet nga Pep Guardiola se bashku me Gabriel Jesus që të rriten fundet për të realizuar transferime të reja.

Me vlerën prej 90 milionë euro, Barcelona e sheh sulmuesin si zëvendësuesi i duhur për francezin.

Lojtari ka pranuar mundësinë e ndryshimit të skenarit dhe kësisoj Barcelona mund ta bind për kalimin në “Camp Nou”, përcjellë lajmi.

City gjithashtu e do Sergi Roberton, andaj Barcelona mund ta përdorë edhe spanjollin në ‘operacion’ që t’ia zbres vlerën Sterlingut.