Presidenti Ademi priti krerët e klubeve të ngritura në rang më të lartë të garave

10 qershor 2021 – Presidenti Agim Ademi, sot, priti në takim presidentët e klubeve FC Dukagjini,  FC Malisheva dhe përfaqësuesin e FC Ulpiana, cilat edicionin e ardhshëm garues do të jenë pjesë e Superligës.

Po ashtu i pari i FFK-së u takua edhe me presidentët e skuadrave që e siguruan inkuadrimin në Ligën e Parë; Fushë Kosova dhe Rahoveci dhe atyre që u ngjitën në Ligën e Dytë, KF Shkëndija dhe FC Prizreni.

Në këto takime presidenti Ademi i përgëzoi presidentët e këtyre klubeve për angazhimin e tyre dhe punën e madhe që po bëjnë nëpër klube, e mbi të gjitha lojtarët të cilët gjatë gjithë sezonit që përfundoi kanë dhënë maksimumin e tyre.

Ai i përgëzoi këto klube edhe për të arriturat në këtë edicion, derisa i uroi suksese dhe në sezonin e ri, si në ngritjen e cilësisë po ashtu edhe në aspektin organizativ.

Për ngritjen e këtyre klubeve në ligat përkatëse, presidenti Ademi u dhuroi nga një flamur.