Dua Lipa vjen provokuese në fotografitë e fundit

Dua provokoi me paraqitjen e radhës.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është emër shumë i komentuar për secilën lëvizje që bën.

Në fotografitë e fundit, artistja mori vëmendje me paraqitjen joshëse, teksa ishte shfaqur e veshur me bluzë e të brendshme rozë.

Dua provokoi në imazhet ku vuri në fokus të pasmet, teksa kishte veshur një palë geta nën të brendshme.

Përmes fotografive, këngëtarja tregoi se është duke xhiruar diçka të re, por nuk preferoi të japë shumë detaje, raporton lajmi.

Ndryshe, Dua Lipa së fundi shënoi sukses të jashtëzakonshëm në “Brit Awards”, duke fituar dy çmime, “Albumi më i mirë i vitit” dhe “Artistja më e mirë”.