Revolucion përnime në futboll

Shkruan: Andin LOKAJ

Gjithçka po fillon të ndryshojë në Botë. Së shpejti edhe futbolli me ndryshime drastike. REVOLUCION përnime.

Së shpejti, SUPERLIGA evropiane e futbollit. Që do të thotë se tash e tutje “gjithkush” nuk mund të merret me lojën magjike.

Që do të thotë vetëm një elitë e cila me të vërtetë e njeh në thellësi mirë futbollin do ta kontrollojë atë.Që do të thotë se pjesa tjetër e futbollit evropian do të zbehet totalisht, tash mund të paramendojmë Superligën tonë ku do të jetë.

Që do të thotë se top lojtarët më të mirë nga të gjitha shtetet, klubet e Superligës evropiane nuk do t’i lejojnë të luajnë nëpër kombëtaret e tyre për shkak të lëndimeve të shumta që janë pësuar viteve të kaluara. Rasti i fundit Lewandowski.

Që do të thotë biletat mund të kushtojnë shumë më shtrenjtë se që ishin, për të shikuar ndeshjen në stadium.

Ndërsa të drejtat televizive dhe pjesa tjetër e marketingut do të arrijnë shifra ASTRONOMIKE.

(Autori është gazetar/komentator i RTK-së)