Spanjollët tash na njohin!

Nga Bujar ABDULLAU, trajner i licencuar nga UEFA

Me një shok vëmë bast, sipas tij, Kosova do të humb me mbi katër gola, ndërsa unë thash se nuk do të humbim me diferencë aq të madhe. E fitova një pije. Madje…

Morata, Busqets, Jordi Alba, Koke etj. janë emra që ta fusin friken në palcë kur flasim për kombëtaret e futbollit, por është interesante e njëkohësisht edhe për t’u admiruar, ndjenja e inferioritetit e vërejtur tek opinioni dhe opinionistët, nuk ishte prezentë edhe tek lojtaret tanë, kjo po që është për t’u çmuar.

Lojë e qetë, sidomos e Dresheviçit dhe Halimit, me Ujkanin e shkëlqyeshëm në port e me Muriqin i cili sot ishte lojtar i ekipit, e jo sulmues, na bën të mendojmë që ‘po ne gjithsesi mundemi’.

Me sistemin 4 2 3 1 e cila mundëson që në mbrojtje të jemi të ngjeshur funksionoi, mos të harrojmë Gjermaninë ky ekip e ka mposhtur 6:0, pra mbrojtja e ngjeshur e përcjell me disiplinë, ishin tipare të domosdoshme kundër Spanjës,  sepse çdo hapje eventuale ‘furija e kuqe’ di ta shfrytëzoj maksimalisht.

Për të dy golat tani Ujkanin nuk mund dhe as qe duhet fajësuar, përkundrazi, edhe pse ne golin e dytë mbrojtësi ynë e futi mirë Torresin në këndin e ngushtë por i dha hapësirë për të goditur lehtë dhe për të shënuar.

Pjesa e dytë ishte shume interesante, presioni ynë ne pjesë fushën e tyre ishte shume i mirë, sidomos me inkuadrimin e Kastratit e Zenelit, që të dy këmbëshpejtë, edhe kjo dëshmon se nuk e kishim ndjenjën e inferioritetit, madje kjo solli edhe golin e ndeshjes nga Halim zemra.

Ndërsa golin e tretë të spanjolleve duhet cilësuar si gol me fat, e jo tjetër.

A është kjo ndeshje dëshmi se nuk duhet të kryqëzohen lojtarët dhe trajneri për shkak të një, apo dy humbjeve, konkretisht Ujkani e Challandes, jo pa dyshim se jo.

Për fund, besoj se shume spanjoll tani do ta njohin Kosovën, shpresojmë edhe Spanja ta bëj të njëjtën.

Punë ka shumë, por disa gjera vijnë me durim, e ja na shqiptarët kem durim ja kush. E pra ditë të mira janë përpara.