Gallatasaray,  kjo skuadër e madhe botërore turko-shqiptare!

Shkruan: Anisa BAHITI

Në  historinë  e futbollit të kombit tonë asnjë skuadër nuk ja ka ngritur emrin shqiptarëve sa Gallatasaray, klub i futbollit të  shqiptarëve të Stambollit. I themeluar nga Ali Sami Yeni,  djali i të madhit Sami Frashëri, apo Shemsedin Sami,  siç e njohin turqit në ditët kur rinia, patriotët dhe intelektualët shqiptarë, pikërisht në lagjen Gallata përgatisnin fazat e fundit e themelimit të shtetit shqiptar, nga alfabeti e deri tek pavarësia.

Në ato klube të njohura të Stambollit ku flisnin dhe punonin me gjithë pasion për pavarësinë e shtetit të ardhshëm, pikërisht pinjolli i asaj familje të famshme të Frashërllinjve që  aq shumë i dhanë Shqipërisë,  themeloi klubin më të famshëm sportiv, jo vetëm futbollistik në Turqi. Galltasaray nuk i ka dhënë pak Turqisë : 22 Kampionate , 18 Kupa, 16 super kupa , 1 Kupë UEFA dhe një Super kupë Europiane. Spektakël dhe shkollë e bukur sportive, si rrallë kush nëpër botë.

Që nga koha e shkëlqimit të Xhevat Prekazit të  madh dhe të babait të Lorik Canës në vitet ’80, në Stamboll , kanë shkëlqyer dhe shumë shqiptarë të tjerë në këtë klub që nuk e harron kurrë të ketë shqiptarët e vetë të shkëlqyer.

Eh si mund të harrohet shkëlqimi i kapitenit fantastik shqiptar tek Gallasatary-it,  që çoi Shqipërinë në Evropian, Lorik Canës?!  Ai jo vetëm ia ngriti kokën lart Shqipërisë,  por shkëlqeu dhe në aktivitetet evropiane të Gallasatary-itt.

Po Blerim Xhemailin,  që pasoi Lorikun a mund ta harrojmë?! Sigurisht,  këtë vit tifozët e Gallatasaray-it presin të marrin nga Arsenali Xherdan Shaqirin, që historia e suksesit dhe e shkëlqimit të vazhdojë më tej.

Trajneri i madh Fetih Terim e do Xherdanin që ta çojë edhe njëherë  tjetër Gallatasary-in aty ku e meriton: në  majën e kupave Europiane. Ndërkohë  kjo fidanishte futbolli për shqiptarët ka dhe të rinj të tjerë,  që aspirojnë si shqiptari i Prizrenit,  Denis Shishko apo ndoshta Shkodran Mustafin e jashtëzakonshëm.

Ka pasur edhe ekipe të tjera turke që kanë patur futbollistë shqiptarë shumë të mirë siç ishte, ndjesë pastë, Fadil Vokrri, por asnjë klub nuk mund të jetë më i madh për shqiptarët,  jo vetëm të Turqisë, si Gallatasary, klubi i themeluar nga djali i te madhit Sami Frashëri.

2020 ka qenë një vit shumë i vështirë për të gjithë,  edhe për futbollin, por është koha për energji pozitive që sporti i përcjell tek njerëzit dhe ne, shqiptarët, jemi shumë sportdashës dhe këtë sezon presim jo vetëm suksesin e radhës të Gallatasary-it, por edhe suksesin e madh  të shkëlqimit shqiptar në Evropë tek ky klub historik botëror.